Janë zbardhur formacionet e sfidës së kampionatit kroat midis Lokomotiva Zagreb dhe Gorica. Bie në sy aktivizimi i të sapoftuarit në Kombëtare, Adrion Pajaziti.
21 vjeçari është përfshirë si startues edhe njëherë nga trajneri kroat Vidoviç. Kjo tregon se Pajaziti është kthyer në një lojtar bazë i formacionit të ekipit kroat dhe jo më kot është thirrur nga Sylvinho.
Mesfushori shqiptar është aktivizuar për 3 ndeshje në elitën kroate deri më tani duke marrë minutazh të kënaqshëm. Kujtojmë se ai është në formë huazimi te kroatët deri në fund të sezonit dhe falë lojës cilësore mund të bëjë një hap më të madh në karrierë në merkatoën verore.
Për këtë sfidë mungojnë 2 shqiptarët e ekipit kundërshtar, Fetai Feta dhe Jon Mersinaj.
Fetaj mungon për arsye kartonësh të verdhë, ndërsa Mersinaj ish-i Laçit që numëron 6 vite tek ekipi i kryeqytetit kroat mungon për arsye dëmtimi.
Pritet me interes kjo përballje për të parë se si do të përformojë “ylli” i ri i Kombëtares.