
Shqipëria luajti ditën e sotme ndeshjen e tetë kualifikuese për Europianin e 21-vjeçarëve. Kuqezinjtë e Alban Bushit përfunduan ndeshjen e ndërprerë prëballë Malit të Zi, e cila u luajt deri në minutën e 29’ për shkak të reshjeve të shiut.
Në ndeshjen e sotme sfida ishte pothuajse e barabartë në të gjitha aspektët. Por kjo baraspeshë u prish në minutën e 93’ të sfidës, aty ku “djemtë” e Alban Bushit u shtangën. Ishte Marko Franeta ai që shënoi gol në frymën e fundit për t’i dhënë fitoren malazezëve, duke i hequr mundësinë Shqipërisë të dalë me pikë nga kjo sfidë.
Pas kësaj humbje, Shqipëria U21 mbetet në vendin e 4-të në tabelën e renditjes me 10 pikë të grumbulluara pas 8 ndeshjesh. Në krahun tjetër, Mali i Zi me 6 ndeshje dhe me 7 pikë, renditet në vendin e 5-të.