
Kombëtarja e Shqipërisë po vazhdon përgatitjet për Europianin me grupin e plotë. Të gjithë janë të motivuar, teksa shpesh herë nuk ngurrojnë të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Diçka e tillë ka ndodhur së fundmi në rrjetet sociale.
Fillimisht është Gjimshiti që poston foton duke i kapërcyer sipër Asanit. Më pas Ramadani vazhdon me komentin për të qeshur: “Mos bir se nuk rritet më”.
Kujtojmë se Shqipëria do të ketë një test miqësor para Europianit në Gjermani. Ndeshja do të luhet pikërisht ditën e premte ora 19:00 kundër Azerbajxhanit.
View this post on Instagram
Poll