Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Falenderoj edhe lojtarët që nuk ishin pjesë e Europianit", Armand Duka: Ja si mund ta kishim kaluar grupin

Shkruar nga NEWSPORT
"Falenderoj edhe lojtarët që nuk ishin pjesë e
Shqiperia, Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur së fundmi në emsionin “Kampionët” në TV Klan për performancën e Kombëtares në Euro 2024. Presidenti Duka si fillim falenderoj të gjithë lojtarët që ishin pjesë e Europianit, por edhe ata që nuk ishin, por kontribuan për kualifikimin.

Më tej, Duka thotë se ekipi ra nën presion psikologjik, sidomos ndaj Italisë. Presidenti i FSHF-së thekson se nëse ekipi do të ishte më inteligjent do të kishte kaluar grupin.

"Duhet të falenderohen të gjithë lojtarët që ishin dhe nuk ishin në Europian por që ndihmuan për t’u kualifikuar. Performanca ishte e mirë, por rezultati jo. Po të ishim pak më inteligjentë dhe më të përgatitur psikologjikisht do të kishim kaluar grupin. Pasi shënuam ndaj Italisë ramë nën presion, kjo edhe nga mbështetja e madhe e publikut. Goli në futboll duhet të të lirojë që të shkosh përpara dhe të shënosh, por ishim në presion", tha Duka

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga