Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Europiani i dytë për të, Arlind Ajeti: Ja cili është ndryshimi mes këtij ekipi dhe atij të vitit 2016

Shkruar nga NEWSPORT
Europiani i dytë për të, Arlind Ajeti: Ja cili është
Arlind Ajeti

Pas publikimit të listës paraprake për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.

Në një prononcim për fshf.org, Arlind Ajeti ka treguar emocionet kuqezi në prag të finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Nga Franca në Gjermani, për Arlind Ajetin është Europiani i dytë me fanellën kuqezi. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare tregon emocionet, por edhe çfarë ka ndryshuar gjithë këto vite.

“Emocionet janë vështirë të përshkruhen, por dua të them që sa herë më thërret Kombëtarja jam gjithmonë i lumtur. Europiani është diçka shumë e veçantë dhe mezi presim që të fillojë. Kemi shumë lojtarë me cilësi dhe pothuajse të gjithë luajnë në ekipe të mëdha. Kjo mendoj që është diferenca nga viti 2016. Gjithsesi angazhimi, motivimi në Kombëtare është gjithmonë në maksimum” – tha fillimisht Arlind Ajeti, i cili pret edhe mbështetjen e tifozëve kuqezi në dy miqësoret ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

“Besoj që tifozët nuk kanë nevojë për thirrje, në çdo ndeshje na kanë ndihmuar dhe besoj që edhe në dy ndeshjet miqësore do të jenë pranë nesh. Çdo ndeshje do jetë speciale në Europian, nuk mund të them Italia, Kroacia apo Spanja. Çdo ndeshje është speciale dhe do të bëjmë maksimumin” – përfundoi Arlind Ajeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga