Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E BUJSHME/ Nagelsmann ‘asiston’ Sylvinhon? Gjermania i ‘fal’ Shqipërisë talentin 19-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nagelsmann ‘asiston’ Sylvinhon? Gjermania i
Trajneri Sylvinho dhe Kombëtarja shqiptare

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann publikoi disa orë më parë listën e lojtarëve që do të grumbullojë për Euro 2024. Një listë mjaft interesante, por që mungonte emri i shqiptarit, Brajan Gruda.

Ky i fundit është aktivizuar rregullisht me moshat e kombëtares gjermane dhe gjithashtu ka zhvilluar një sezon të mirë me Mainz në Bundesligë. Por kjo nuk ka mjaftuar që Nagelsmann t’i besojë në një kompeticion të rëndësishëm si Europiani.

Ky mund të jetë një ‘asist’ për Sylvinhon, me trajnerin e Kombëtares shqiptare që e pëlqen shumë Grudën. Edhe më herët, është raportuar që tekniku brazilian ka qenë në kontakte me futbollistin e Mainz, por s’ka pasur asgjë konkrete.

Duke parë zhgënjimin e 19-vjeçarit dhe mundësinë e Sylvinhos për të grumbulluar 26 lojtarë, është një mundësi mjaft e madhe që Gruda të jetë pjesë e kuqezinjve në Gjermani. Kujtojmë që 19-vjeçari luan në rolin e sulmuesit të djathtë.

E BUJSHME/ Nagelsmann ‘asiston’ Sylvinhon? Gjermania i
Brajan Gruda

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga