Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

"Lista? Grup i bashkuar, Kroos do na ndihmojë", Nagelsmann habit me deklaratën: Bayerni u eliminua për shkakun tim

Shkruar nga NEWSPORT
"Lista? Grup i bashkuar, Kroos do na ndihmojë", Nagelsmann habit
Julian Nagelsmann / Real - Bayern

Disa orë më parë, trajneri i Kombëtares gjermane Julian Nagelsmann bëri publike listën e lojtarëve që ka grumbulluar për Euro 2024. Në listë ishin 27 lojtarë dhe Nagelsmann duhet të zgjedhë kë të heqë pak para fillimit të kompeticionit. Tekniku gjerman ka folur për herë të parë që pas publikimit të listës.

Si fillim 36-vjeçari ‘thur’ elozhe për Toni Kroos dhe Antonio Rudiger, teksa më poshtë bën batuta në lidhje me eliminim e Bayern Munich dhe Thomas Muller nga UEFA Champions League.

“Më duhet të vendos për 26 më të përshtatshmit. Ne besojmë se lojtarët kryejnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi një grup me harmoni që të cilën e thotë dhe stafi, që ky mjedis është më i mirë që ka qenë në vitet e fundit”, është shprehur fillimisht Nagelsmann.

Kroos dhe Rudiger?

“Rudiger ka luajtur në një nivel të lartë për vite me radhë, tashmë edhe te Real Madrid dhe kjo është një gjë tepër e mirë. Kur përqafon Kroos, të duket sikur po përqafon një çelik. Ai dëshiron që të jetë sa më parë me grupin dhe kjo është gjë e mirë, sepse unë nuk dua lojtarë që kanë nevojë për pushim dhe rikuperim. Kroos është një nga lojtarët më të suksesshëm në botë, por është me këmbë në tokë dhe do të na ndihmojë shumë”.

Për ta mbyllur fjalën e tij, trajneri i kombëtares gjermanë bëri një shaka në lidhje me eliminim e Bayern Munich nga Champions League dhe sulmuesin Thomas Muller.

“Thomas u ankua për arbitrin, i thashë që unë isha ai që e pagova, pasi e doja Mullerin sa më shpejt të grumbulluar me kombëtaren. Më pyeti nëse e kishte financuar Bayerni eliminimin, por unë i thashë jo, ishin paratë e mia”, është shprehur duke qeshur Nagelsmann.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga