
Vetëm 1 muaj na ndan nga fillimi i Euro 2024, i cili do të mbahet në Gjermani në periudhat qershor-korrik. Ditën e sotme, është pikërisht vendi pritës i këtij kompeticioni që ka bërë publike listën e lojtarëve pjesëmarrërs në Europian.
Surpriza nuk ka në portë, aty ku kanë marrë ftesën veterani Manuel Neuer, gardiani i Barcelonës Ter Stegen dhe Baumann së bashku me Nubel.
Ndërkohë, në mbrojtje bie në sy mungesa e Mats Hummels, qendërmbrojtësi i Dortmund që po zhvillon një sezon mjaft fantastik. Në repartin difensiv, Julian Nagelsmann ka përzgjedhur, Anton, Henrichs, Kimmich, Koch, Mittelstadt, Raum, Rudiger, Schlotterbeck dhe kampionin e Bundesligës me Leverkusen, Jonathan Tah.
Edhe në mesfushë ka surpriza aty ku mungojnë Julian Brandt dhe Leon Goretzka. Në mesfushë janë thirrur, Andrich, Fuhrich, Gross, Gundogan, Musiala, Kroos, Pavlovic, Leroy Sane dhe Florian Wirtz.
Edhe sulmi nuk është pa surpriza, aty ku mungon Karim Adeyemi, me gjermanin që është në formë mjaft të mirë me Dortmund. Për repartin ofensiv, tekniku Nagelsmann ka përzgjedhur, Beier, Fullkrug, Havertz, Muller dhe Undav.
Kjo skuadër është e përbërë nga 27 lojtarë me 1 që do të largohet pak para fillimit të Euro 2024. Një listë interesante me emra të rinj, por që dominohet nga Bayern Munich të cilët kanë 6 lojtarë në kombëtare.
Por, në këtë listë ka dhe mungesa të rëndësishme si Hummels, Goretzka, Brandt, Adeyemi, Sule, Werner apo Gnabry që është i dëmtuar.
View this post on Instagram