Menjëherë pasi u shortuan në grupin K me Shqipërinë, ka reaguar edhe presidenti i Federatë Serbe të Futbollit, Dragan Dzajic. Ky i fundit thotë se Anglia është favoriti kryesor. Ndër të tjera, Dzajic shton se asnjë prej ekipeve të grupit, përfshirë edhe Shqipërinë nuk po e presin me padurim Serbinë e tij.
“Nuk dua të hy nëse duhet të ishte më i vështirë apo më i lehtë. Ne e dimë se cili është qëllimi ynë dhe duhet të fokusohemi kryesisht tek vetja dhe përgatitja jonë. Është e rëndësishme që të jemi gati në çdo kuptim, psikologjikisht, fizikisht.
Anglia është sigurisht favorit, pavarësisht se me kë janë në grup, por ne mund të luajmë me ta. E përsëris, e rëndësishme është që të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, të besojmë te vetja, cilësia që kemi.
Ne e dimë se çfarë duam, e dimë se sa mund të bëjmë, nuk mendoj se as të tjerët po na presin me padurim. Ne mund ta arrijmë qëllimin, gjithçka varet më së shumti nga ne.
Ne e dimë se çfarë duam, e dimë se sa mund të bëjmë, nuk mendoj se as të tjerët po na presin me padurim. Ne mund ta arrijmë qëllimin, gjithçka varet më së shumti nga ne”, është shprehur presidenti i Federatës Serbe të Futbollit.