Kreu i FSHF-së, Armand Duka në konferencën për gazetarët nga "Shtëpia e Futbollit", ka dhënë komentet e tij lidhur me ecurinë e ekipeve kombëtare të moshave, pas largimit të drejtorit Fulvio Pea.
"Impenjimi për ekipet kombëtare, vajza dhe djem është maksimal. Janë jashtëzakonisht voluminoze dhe ndiqen step py step. Kemi dy vite që kemi një akademi elitë të federatës. Nga ndeshjet miqësore e deri tek grumbullimet. Rezultati nuk është gjëja e vetme që kërkohet. Zinxhiri ka prodhuar, por ndonjëherë kemi memorie të shkurtër.
Pothuajse gjysma e tyre janë nga Shqipëria. Nuk e kemi mbyllur derën, madje qëndron gjithnjë e hapur pasi kemi të drejtën dhe detyrimet ndaj tyre që ta të vijnë dhe të japin kontributin për ekipin kombëtar. Rezultatet janë gjë pozitive për t'u zhvilluar. Kualifikueset U-19 për femra u mbyllën me një fitore, një humbje dhe një barazim, edhe pse duhej fituar ajo ndeshje e fundit.
Futbolli i vajzave ka filluar që në 2008-tën, dhe duke u ngiitur rezultatet bëhen më të vështira. Rezultatet janë të kënaqshme dhe prodhimi nuk është i keq", është shprehur Duka.
