Presidenti Armand Duka ka shpjeguar edhe situatën mes tij dhe trajnerit Sylvinho në konferencën e mbajtur për gazetarët nga ambientet e brendshme të "Air Albania".
"Nuk jam specialist futbolli që mendimet e mia janë të vërteta. Merret vendimi nëse përmbledh vendimet dhe selektimet e trajnerit. Këtë analize e kemi bërë, duke qenë në përgjithësi jo 100 dakord me zgjedhjet, qoftë teknike, i kam thënë që ka të metat e tij siç i kam dhe unë. Nëse unë jam dakord, nëse duhet të ishte Bajrami ose Uzuni, apo ndryshe, apo Ajeti që uroj të shërohet sa më shpejt, këto janë vendime personale", është shprehur Duka.
Sa i takon kohës që do të marrë për të përcaktuar emrin e ri, kreu i federatës u përgjigj shkurt:
"Shumë pak, oferta e parë do ti jepet Sylvinhos dhe nëse nuk do të rinovojë, do të vendosim për të tjerët. Nuk do të thotë që nuk i kam ca emra", tha Duka.
