Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Euro U-21 me Serbinë, Duka sqaron të vërtetën për organizimin: Na duhen minimalisht dhe dy fusha, përgatitjet kanë filluar

Shkruar nga NEWSPORT
Euro U-21 me Serbinë, Duka sqaron të vërtetën për
©FSHF Armand Duka

Nga "Shtëpia e Futbollit", Armand Duka është duke iu dhënë përgjigje gazetarëve sa i takon një sërë çështjeve. Një ndër to është dhe Kampionati Europian i moshave U-21 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi, teksa kreu i FSHF-së është përgjigur si më poshtë:

"Ne kemi marrë përsipër që të organizojmë, UEFA na e ka miratuar dhe ne duhet të përgatisim infrastrukturën bashkë me pushteten vendore dhe qendore. Na duhen fusha dhe në Shkodër nuk kemi fushë natyrale. Duhen minimalisht dy të tilla.

Kemi filluar përgatitjet me ekipin tonë, me të njëjtin staf për të patur rezultat.

Sa i takon kupës mbarëkombëtare, për të qenë i sinqertë them jo, Ajo çfarë kemi thënë që kemi folur si projekt para Covidit. Ne mund ta bëjmë këtë kupë, por duhet shikueshmëri, marketing dhe klubet s'mund të konkurrojnë pa patur një përfitim. Kupa që patëm bërë parashikonte që të stimulonte skuadrat që në kategorinë e tretë në Shqipëri dhe Kosovë dhe kishte një faturë financiare rreth 2 milionë euro në vitë e cila s'mund të përballohet e gjitha nga federata.

Nuk e kemi riaktivizuar, por e kemi menduar. Të bëjmë aktivitet të tillë duhet që të ketë interes nga klubet, ekipet mund të vijnë dhe me lojtarët rezervë, por kështu në këtë situatë nuk arrihet qëllimi", është shprehur Duka. 

Poll

Lexo gjithashtu