Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti ka folur për mediat në prag të ndeshjes ndaj Anglisë, e cila i jep fund kualifikuesve për “Botërorin 2026”. Nëse marrim një fitore kundër “Tre Luanëve”, shanset janë të mëdha për pozicionimin në vazon e 3-të të fazën “play-off”:
A është ndeshje vitrinë për Kombëtaren?
Do japim gjithçka. Në lojë janë 3 pikë. Ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Do japimgjithçka në fushë për ta vendosur në vështirësi rivalin. Pastaj të shohim se çfarë do ndodh gjatë ndeshjes.
A ka ardhur koha të thyejmë “tersin” ndaj Anglisë, pas 7 humbjesh radhazi?
Statistikat prej 5 ndeshjesh pa humbje është gjë e mirë. Ndaj një kundërshtari që kërkon të fitojë Botëroin. Kemi vetëbesim. Do japim gjithçka për t’i vendosur në vështirësi. Beosjë se do bëjmë një ndeshje shumë të mirë nesër.
Përballja ndaj Harry Kane, sa e vështirë është, aq me tepër ndaj një rivali që nuk ka pësuar ende gol në këto kualifikuese?
Nuk është misioni im të ndalim Harry Kane. Gjithë mbrojtësit në botë kanë vështirësi ndaj tij. Luajmë, mbrohemi dhe sulmojmë si skuadër. Pse mos të jemi ne të parët që i shënojmë gol Anglisë. Besojë se jemi të përqendruar te i gjithë rivali, jo te vetëm një lojtar.
A keni menduar për kundërshtarët në “play-off’?
Sigurisht që mendojmë për “play-off’-in. Fillimisht të përqendrohemi vetëm te Anglia, pastaj të shikojmë kur të hidhet shorti. Ndaj Anglisë mund të mësosh. Të marrim gjithçka nga këto kualifikuese.
A është mbrojtja aktuale më e mira në histori te Shqipëria?
Këtë gjë duhet ta thonë njerëzit nga jashtë. Di të them se kemi një organizim shumë të mirë në këtë Kombëtare. Nuk ka rëndësi kush luan, jemi të organizuar shumë mirë. Kemi rritur kualitetin. Taktikisht kemi avancuar.
Përballja me Kane dhe Foden si “9” fals?
Harry Kane lëviz shumë. Nuk rri kurrë afër mbrojtjes. Ai shkon në mesfushë, merr topin, teknikisht shumë i fortë. Nëse luan Foden, kualitetet janë aty. Duhet te kemi kujdes ndaj tyre.
