
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka folur së fundmi për Euronews Albania. Tekniku italian që udhëhoqi Shqipërinë në Euro 2016, tha së në ndeshjen e parë të kuqezinjve përballë Italisë do të bëjë më shumë tifozllëk për Kombëtaren shqiptare.
“Le të themi 51% do të jem tifoz me Shqipërinë dhe 49% me Italinë. Kjo është e vërtetë sepse kam kaluar 5 vjet në Shqipëri dhe bëmë atë gjysmë mrekulli. Jam një tifoz i madh i Shqipërisë dhe do të shkoj ti shoh dhe i uroj shumë fat”, tha fillimisht De Biasi.
Më pas, De Biasi foli edhe për lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për Euro 2024. Ish-trajneri i kuqezinjve tha si vjen keq për Sokol Cikalleshin, por fundja kjo mbetet një vendim që e merr trajneri.
“Sa i takon emrave nuk dua të ndërhyj sepse është një zgjedhje personale e trajnerit. ai i ka bëtë këto zgjedhje sipas bindjeve të tij. Për Cikalleshin më vjen keq pasi është një lojtar që kam punuar dhe ka që ka maturinë e duhur në fushë. kjo mund të jetë e rëndësishme nga këndvështrimi i eksperiencës së tij, por nëse Sylvinho ka bërë këto zgjedhje atëherë ai duhet të ketë pasur arsyet e tij. Uzunin nuk e kam parë sa është angazhuar, por në fund është trajneri që merr përsipër përgjegjësitë”, u shpreh ish-trajneri i Kombëtares shqiptare.