Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Broja më i dobëti në fushë!”; PLAS në studio, ish-i i Kombëtares kapet keq me gazetarin: Më thuaj një gol të rëndësishëm që ka bërë?

Shkruar nga NEWSPORT
“Broja më i dobëti në fushë!”; PLAS në
Arben Milori - Armando Broja - Gjergji Stefa ©Credits RTSH

Armando Broja u kthye në “mollë sherri” në studion e emisionit “Rubrika Sportive”. Dy protagonistët e këtij debati ishin, ish-futbollisti i Kombëtares, Arben Milori dhe gazetari Gjergji Stefa.

Ky i fundit po tregonte pakënaqësitë e tij për Brojën, duke theksuar se është një lojtarë i mbivlersuar. Në krahun tjetër, Milori doli në mbrojtje të sulmuesit të Chelsea-t, duke u shprehur se mjafton vetëm prezenca e tij në fushë për të trembur kundërshtarët.

PJESË NGA DEBATI:

Arben Milori: Kë markonte Broja, faktikisht atë ndeshje?

Gjergji Stefa: Unë po them duhet të markonte mbrojtësin e majtë të Serbisë. Mjaft më me këto mite. Ky çuni për fatin tonë të keq dhe të vetin në radhë të parë, s’po na bën më asnjë gol. Luajti me Italinë, Shqipëri – Itali në Dortmund. Thamë është lojtar i kampionatit anglez, do bëjë diçka më shumë... më i dobëti në fushë. “SoccerWay”, shkruante nota 6.3 ... i parafundit.

Arben Milori: Kur ke një lojtar si Broja në fushë, ti e tremb kundërshtarin.

Gjergji Stefa: Kë mor trembe?

Arben Milori: Të gjithë kundërshtarët. Në krahun e majtë, Serbia sa aksione bëri? Terzic dhe Pavlovic?

Gjergji Stefa: Në pjesën e parë? Në pjesën e parë pafund.

Arben Milori: Asnjë aksion, asnjë aksion të rëndësishëm. Kjo sepse Broja ishte me Pavlovic dhe Terzic. Dhe Hysaj, faktikisht në pjesën e parë, përveç momentit kur mori penalltinë, nuk e ka kaluar asnjëherë mesin e fushës.

Gjergji Stefa: Ore më thuaj një gol që ka bërë ky lojtari më i mirë i të gjitha kohërave (Broja) mor burrë?

Arben Milori: Pse kishim më shumë aksione ofensive në krahun e majtë?

Gjergji Stefa: Më thuaj një gol të rëndësishëm që ka bërë lojtari më i mirë shqiptar (Broja)?

Arben Milori: Shiko ne nuk po bëjmë histori këtu.

Gjergji Stefa: Jo, po bëjmë aktualitet.

Arben Milori: Po të marrim historinë, kemi pasur Sefedin Braho, Sokol Kushta, Fred Ferko, që të merrnin zvarrë në krah.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga