Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Arritëm objektivin tonë”, Qazim Laçi pas humbjes me Anglinë: Ç’më tha Bellingham? Do ta mbaj...

Shkruar nga NEWSPORT
“Arritëm objektivin tonë”, Qazim Laçi pas humbjes
Qazim Laçi

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2. Pas këtij dueli ka folur mesfushori Qazim Laçi. 

“Udhëtim i vështirë, duke marrë parasysh Serbinë dhe Anglinë. Kemi bërë mirë, objektivi ishte vendi i dytë, jemi të lumtur. Tani të fokusohemi për ndeshjet e marsit. Ç’më tha Bellingham? Më tha diçka, por s’do e them, do e mbaj mes ne të dyve.

Kundërshtar për “play-off”? Janë ekipe të forta. Jemi njësoj përafërsisht. Për ne ka shumë rëndësi që të kemi paraqitje të mira, jo kundërshtari. Ajo që kemi bërë deri tani, është shumë e mirë dhe duhet ta vazhdojmë.

Gjë e mirë të kthehesha përballë Çekisë, kam 6 që jam larguar. Do jetë ndryshe nga ndeshjet paraardhëse. Por në “play-off” do të jetë e vështirë përballë çdo kundërshtari. Në transfertë e vështirë, normal. Në shtëpi do kishim një armë shtesë, por besoj se do ta bëjmë përgatitjet më të mirë”, tha Qazim Laçi.

Poll

Lexo gjithashtu