
Shqipëria do të luajë dy ndeshje të rëndësishme kundër Anglisë në datën 21 Mars dhe në datën 24 ndaj Andorrës, sfida të vlefshme për kualifikueset e Botëorit. Ekipi kuqezi i drejtuar nga trajneri Sylvinho pritet të kërkojë maksimumin paçka se ndaj "Tre Luanëve" duket mjaft e vështirë në letër.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se lista do të bëhet nesër publike, ndërsa ka gjasa që ajo të "rrjedhë" që sot. Interesi është i madh për të mësuar nëse Armando Broja është pjesë e kësaj liste sikurse Ardian Ismajli dhe Keidi Bare, të cilët janë të dëmtuar. Për qendërmbrojtësin, vlerësimet përfundimtare do të bëhen kur ai të vijë në Tiranë.
Ndërkaq, probleme ka edhe për Elseid Hysajn që ka pësuar një tërheqje në datën 2 shkurt dhe është në luftë me kohën. Jashtë për shkak dëmtimi mbetet edhe Indrit Tuçi, me Sylvinhon që tanimë duhet të mendoje mirë listën e lojtarëve të ftuar për këto sfida çelëse të kualifikueseve të Botërorit.