
Myrto Uzuni
Kombëtarja shqiptare u njoh ditën e sotme me kundërshtarët e kualifikuesve të Botërorit 2026. Shqipëria është shortuar në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Menjëherë pas shortit ka reaguar edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni. Ky i fundit ka publikuar në “InstaStory” grupin e Shqipërisë, të shoqëruar me frazën “A jemi live?”.
Një frazë që tashmë përdoret shpesh kur vjen puna te Serbia, Tifozë të shumtë e përdorin këtë shprehje në lidhjet direkte, ku më pas nisin sharjet ndaj shtetit serb.

Postimi i Myrto Uzunit
Poll