Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

A do të përballen Shqipëria me Kosovën në “Play-Off”?! Humbja me Anglinë “vulos” gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
A do të përballen Shqipëria me Kosovën në
Shqipëri - Kosovë

Humbja e Shqipërisë ndaj Anglisë me shifrat 2-0 bëri që kuqezinjtë të pozicionohen në vazon e 3-të dhe kjo disfatë “shuajti shpresat” e Kombëtars për vazon e dytë.

Gjithashtu edhe humbja e Islandës ndaj Ukrainës ka “vulosur” diçka të tillë. Dhe pas këtyre rezultateve kemi mësuar se nuk do të ketë një përballje Shqipëri – Kosovë në “Play –Off” të Kupës së Botës.

Kjo pasi siç dihet Kosova është gjithashtu pjesë e vazos së 3-të dhe vetëm nëse Shqipëria do të ishte pozicionuar në vazon e 2-të mund të kishte ndonjë përballje mes tyre. Të dyja ekipet do të luajnë në transfertë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-Off”.

Takime këto që luhen në mars të 2026, saktësisht me 26 mars. Kujtojmë se si Shqipëria ashtu edhe Kosova siguruan kualifikimin në “Play-Off” të një Kupe Bote për herë të parë, duke shkruar kështu historinë.

Poll

Lexo gjithashtu