Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

270 minuta larg Botërorit, njihuni me AXHENDËN e ndeshjeve të fundit të Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
270 minuta larg Botërorit, njihuni me AXHENDËN e ndeshjeve të
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare kaloi me sukses “pengesë” e Letonisë, me kuqezinjtë që triumfuan minimalisht ndaj tyre. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë.

Por pas kësaj sfide tashmë për ekipin e drejtuar nga Sylvinho janë në lojë edhe 270 minuta të tjera. 270 minuta që na mbajnë larg nga Botërori. 3 ndeshje të tjera shumë delikate dhe që do të vendosin fatet e Kombëtaren për në Kupën e Botës.

Kështu fillimisht do të luajmë “finalen” e madhe me Serbinë, takim që do të zhvillohet në Beograd më 11 tetor, ora 20:45. Ndërkohë kuqezinjtë do të rikthehen në nëntor për 2 ndeshjet e fundit në kualifikuese.

Më 13 nëntor në orën 20:45 do të luajmë në transfertë ndaj Andorrës, ndërsa vetëm 3 ditë më pas do të presim në shtëpi Anglinë. Përballje e parashikuar të zhvillohet më 16 nëntor në orën 18:00.

Sfida këto, ku “djemtë” e Sylvinhos do të tentojnë maksimumin e pikëve për të tentuar deri në fund kualifikimin për në Kupën e Botës.

270 minuta larg Botërorit, njihuni me AXHENDËN e ndeshjeve të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu