
Kombëtarja aktuale e Shqipërisë vlerësohet si më e shtrenjta në histori nga “transfermarkt”. 111.8 milionë euro është vlera që kanë në total 27 lojtarët kuqezinj.
Plot 10 lojtarë kanë pësuar rritje së fundmi duke ndikuar dhe te vlera përfundimtare para Euro 2024. Bëhet fjalë për Dakun, Seferin, Manajn, Hoxhën, Muçin, Berishën, Ramadanin, Asllanin, Mitajn dhe Mihajn.
Lojtari më i shtrenjtë është Armando Broja. Sulmuesi i Chelseat vlerësohet 22 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Asllani me 18 milionë dhe Muçi me 13 milionë.
Abrashi është lojtari me vlerën më të ulët, pikërisht 200 mijë euro. Kujtojmë se ndër këto lojtarë asnjë nuk është nga Superiorja.
Poll