Ditën e djeshme është luajtur ndeshja e fundit e javës së dytë të kampionatit të volejbollit për meshkuj.
Vllaznia u përball me Elbasanin, të cilët i mposhti në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, por për vendasit ishte sfida e parë e sezonit të ri, për shkak se në javën startuese ishte pushim.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të përgjithshëm 3-1 në favor të shkodranëve. Seti i parë në fakt u fitua nga Elbasani 18-25, por shkodranët përmbysën gjithçka duke fituar të 3 setet pasardhëse. 25-21, 25-18 dhe përsëri 25-21 përfunduan setet e tjera të kësaj ndeshje.
Me këtë fitore, Vllaznia shkon në vendin e 4-të me 3 pikë, në krahun tjetër elbasanasit mbetet në vendin e 5-të me 2 humbje dhe 0 pikë.
Java e 3-të do të ketë ndeshje interesante. Më 27 shtator në orën 18:00, Tirana do të përballet me Teutën, ndërsa po në të njëjtën ditë, por 1 orë më vonë Partizani do të kërkojë fitoren ndaj Studentit. Më 28 shtator, Skënderbeu – Vllaznia do të luhet në orën 12:00.