
Skënderbeu
Skënderbeu ka fituar titullin kampion në volejboll për femra. Vajzat e Korçës ia dolën të triumfonin përballë Tiranës 3 me 1 me sete në finalen e tretë dhe të fundit.
Çfarë ra në sy te pallati i sportit “Tamara Nikolla”, ishin tifozët e pranishëm. Rreth 2500 mbështetës për vajzat e volejbollit, që kaluan momentet e vështira për të shkuar te fitorja.
Skënderbeu bëri mjaft mirë në finalet me bardheblutë. Kjo pasi fituan 3 me 0 finalet, duke gëzuar sportdashësit e shumtë të pranishëm në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.
Trofeu rikthehet pas 2 viteve në Korçë. Kujtojmë se dhe vitin e kaluar Skënderbeu ishte favorit por Partizani ia doli të triumfojë në fund.
Video e marrë nga Tonin Frroku - Facebook
Poll