Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Nga dëftesa e notave te veprat penale, Tirana me njoftim pune për trajner: Të jetë me diplomë

Shkruar nga NEWSPORT
Nga dëftesa e notave te veprat penale, Tirana me njoftim pune për
Tirana, trajneri

Klubi Shumësportësh Tirana ka dalë me një komunikim për shtyp ku bën të ditur hapjen e aplikimeve për postin e trajnerit të ekipit të volejbollit për femra.

Bardheblutë duket se nuk kanë gjetur një ‘timonier’ nëpërmjet rrugëve të zakonshme dhe kanë hapur apilikimet për të gjithë të interesuarit. I përzgjedhuri nga klubi duhet të kalojë një sërë kriteresh të cilat paraqiten në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të klubit.

-NJOFTIMI I KLUBIT-

Njoftim në shtyp për vende të lira pune
1.Trajner i Ekpit të Volejbollit femra (1 person)
Kërkesat e përgjitshme për kandidatët:
1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
2. Të jenë shtetas shqiptar;
3. Të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
4. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, për kryerjen e një
vepre penale;
5. Të mos kenë masa disiplinore në fuqi;
6. Të mos kenë konflikt interesi me objektin e veprimtarisë së institucionit;
7. Preferohet të kenë kryer specializime ose kualifikime të ndryshme, që lidhen me
vendin e punës;
9. Të ketë aftësi të mira drejtuese, menaxhuese, raportuese, komunikimi dhe të punës
në grup;
10. Të ketë diplomë të ciklit të lartë, të Universitetit të Sporteve.
• Aplikantët ka detyrimin të dorëzojë bashkangjitur aplikimit një deklaratë nën përgjegjësinë e tij ku deklaron vërtetësinë e dokumentacionit të dorëzuar.
• Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë, online në adresën e email [email protected] ose me postë dorazi deri në datën 09.09.2024, ora 16:00 në adresën: Klubi Sportiv Tirana, Rruga e Kavajës, salla sportive “Fahrie Hoti”:
Dokumentat që duhet të dorëzojë kandidati janë:
1. Kërkesë me shkrim;
2. Curriculum vitae;
3. Fotokopje kartë identiteti;
4. Certifikatë përbërje familjare;
5. Dëftesë ose diplomë të noterizuar;
6. Listë e notave;
7. Dëshmi kualifikimi (nëse ka);
8. Librezë pune (nëse ka punuar);
9. Librezë kontributesh për sigurim shoqëror dhe shëndetësor (nëse ka punuar);
10. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit (nëse ka punuar);
11. Vërtetim aftësie për punë ;
12. Dëshminë e gjendjes gjyqësore;
13. Foto 2 copë me përmasa 4 x 5.5cm;
Shënim: Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e procedurës për plotësimin e pozicionit vakant, do të njoftohen dhe do të vazhdojnë më tej procesin e rekrutimit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga