
Lushnja arriti të fitojë një trofe shumë të rëndësishëm si Kupa e Shqipërisë. Këtë gjë e bëri në volejboll.
Vajzat myzeqare qenë të afta të fitonin të 3 setet dhe kështu sollën në qyetin lagunar një kupë, pasi futbolli nuk po ngjitet dot aty ku e gjithë tifozeria verdhjeshile dëshiron.
Kryebashkiakja e Bashkisë Lushnje nuk ka ngurruar të urojë stafin dhe lojtaret e klubit për këtë sukses të madh.
Eriselda Sefa shihet e shoqëruar nga vajzat e rrjetës në festimin e fitimit të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në volejbollin shqiptar.
Tani synimi i shtatlartave lagunare është rikthimi në elitën e këtij sporti në vendin tonë. Kujtojmë këtu që Lushnja KV nuk luan në Kampionatin e Superligës së FSHV, por një divizon më poshtë.