
Partizani ka fituar finalen e katërt në volejboll për meshkuj, duke barazuar Tiranën 2 me 2 në volejboll për meshkuj. Kështu tashmë do të luhet finalja e pestë dhe e fundit për të vendosur titullin kampion.
Ndeshja e katërt e luajtur në Parkun Olimpik “Feti Borova” u dominua totalisht nga Partizani. Të kuqtë fituan 3 me 0.
Kujtojmë se Tirana ishte në avantazhin 2 me 0 te finalet. Këmbëngulja e Partizanit ka bërë që të nevojitet dhe 1 ndeshje për të shpallur fituesin e këtij sezoni.
Poll