Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Lushnja rikthehet në "shtëpi", inaugurohet ambienti i ri kushtuar volejbollit

Shkruar nga NEWSPORT
Lushnja rikthehet në "shtëpi", inaugurohet ambienti i ri
Lushnja

Lushnja ka marrë një lajm të gëzueshëm ditën e sotme. Lagunarët kanë zhvilluar ndeshjen në volejboll në shtëpi pas kaq shumë kohësh.

Sot në orën 12:00 vajzat myzeqare janë rikthyer të luajnë në qytetin e tyre. Dueli ndaj Mirditës është mbajtur në qytetin e Lushnjës në pallatin e sportit në Krutje, një fshat i shquar për volejbollin, jo shumë larg qytetit si distancë.

Sfida ndaj verioreve e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të volejbollit shqiptar është zhvilluar në ambientin e rikonstruktuar nga Bashkia. Vetë kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa kishte lajmëruar ditën e djeshme rikhtimin e femrave verdhjeshile në bazën e volejbollit lushnjar.

Godina e “Llazar Llupo” nga një gërmadhë e braktisur prej vitesh është kthyer në një impiant mjaft modern, i denjë për t’i shërbyer komunitetit lushnjar që e dashuron këtë disiplinë sportive.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga