Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-volejbollisti i shquar, përjetoi të dy anët e rrjetës së kryeqytetit gjatë karrierës

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-volejbollisti i shquar, përjetoi
Hamdi Reka

Sot ka ndërruar jetë ish-volejbollisti Hamdi Reka. Lajmi i hidhur mbërrin nga Federata Shqiptare e Volejbollit, e cila ka njoftuar pak çaste më parë ndarjen nga jeta të ish-sportistit të njohur të rrjetës.

Reka lindi në kryeqytet në vitin 1955. Hamdiu ishte një figurë e respektuar dhe një njeri që dha shumë për sportin e volejbollit. Gjatë karrierës së tij, sportisti tiranas ka veshur si fanellën e Partizanit, ashtu dhe atë të Tiranës ose 17 nëntori i atëhershëm. Madje, i ndjeri ka kaluar 2 periudha me fanellën bardheblu.

Karriera e 69 vjeçarit është shumë e pasur, pasi ka kontribuar për 2 nga klubet më të mëdha të volejbolit shqiptar.

Hamdi Reka si një nga figurat e shquara të futbollit shqiptar do të mbahet mend gjithmonë nga FSHV, si dhe nga komuniteti që dashuron tejmase disiplinën e volejbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga