
Është ndarë nga jeta një figurë e shquar e volejbollit. Natasha Lami Çipi ka ndërruar jetë dhe për këtë ngjarje të trishtë ka patur një mesazh nga FSHV.
Federata Shqiptare e Volejbollit ka postuar në rrjetet sociale për ikonën e volejbollit të femrave. Natasha veçse një “idhull” në këtë disiplinë në gjininë e femrave, ishte dhe një ikonë e volejbollit të qytetit të Vlorës.
Ajo përfaqësoi Shqipërinë në Ballkanaidën e vitit 1974 zhvilluar në vendin fqinj, Greqi. Ish-volejbollistja kontribuoi në zhvillimin e garës vendase dhe fitoi Kupën e Shqipërisë me Flamurtarin në vitin 1979, duke hyrë në historinë e klubit vlonjat.
Figura e Çipit do të mbahet mend gjatë për arritjet në sportin e volejbollit shqiptar.