Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VOLEJBOLL

Aksidenti i autobusit të ekipit të Skënderbeut, Federata KONFIRMON shtyrjen e ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
Aksidenti i autobusit të ekipit të Skënderbeut, Federata
Autobusi i ekipit të Skënderbeut

Një lajm tronditës është bërë i ditur së fundmi. Ekipi i Skëndërbeut i vajzave në volejboll ka pësuar një aksident përpara sfidës së sotme.

Autobusi i skuadrës korçarëve të vajzave ka pësuar një aksident në Qafë-Thanë. Thuhet se pasojë është bërë terreni i lagësht dhe moti i vërenjtur. Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit.

Ndërkohë, ndeshja e parashikuar për ditën e sotme në orën 17:00 në Pallatin e Sportit Farkë është shtyrë në një afat të pacaktuar. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Federata Shqiptare e Volejbollit me anë të një reagimi zyrtar në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i FSHV-së:

Njoftim i Rëndësishëm
Sot, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Qafë Thanë – Librazhd, automjeti që transportonte ekipin e volejbollit për femra të Skënderbeut të Korçës, i nisur drejt Tiranës për të zhvilluar ndeshjen e dytë finale të Superligës në Pallatin e Sportit në Farkë (ora 17:00), u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tjetër.
Për pasojë, të gjithë të pranishmit në automjetin e ekipit të Skënderbeut kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa dy nga lojtaret janë dërguar në spitalin e qytetit të Prrenjasit për një ndihmë më të specializuar. Gjendja e tyre është e stabilizuar.
Nisur nga rrethanat e ngjarjes, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit, bazuar në Rregulloren e Brendshme,
Vendosi:
1. Ndeshja e dytë finale në Kampionatin e Superligës së Femrave midis Tiranës dhe Skënderbeut, e programuar të zhvillohej më 26.04.2025, ora 17:00, në Pallatin e Sportit Farkë, nuk do të zhvillohet.
2. Federata Shqiptare e Volejbollit do të njoftojë së shpejti për datën dhe orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes së dytë finale, sapo të ketë një vlerësim të plotë të gjendjes shëndetësore të ekipit të Skënderbeut.
Federata Shqiptare e Volejbollit u uron të gjithë sportisteve një shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në parket.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga