Këtë të diel u luajt finalja në tenis e “Rolex Shanghai Masters” në Shanghai të Kinës. Kjo finale pritej shumë e luftuar dhe ashtu rezultoi në fakt. Kundërshtar ishin Novak Djokovic dhe njeriu i momentit Jannik Sinner.
Tensiti serb donte fitoren medoemos në këtë turne për të koleksionuar trofeun e 100-të në karrierë. Ky do të ishte një numër jubilar që pak veta kanë arritur t’a bëjnë por për fat të keq të Djokovic u shtye për një turne tjetër.
Italiani Sinner, numri 1 në renditjen e ATP fitoi të dy setet për të mundur sportistin më të njohur të tenisit që vazhdon aktiv, pas tërheqjes së njoftuar të spanjollit Nadal. Të dyja setet ishin të luftuara në çdo servirje të topit, sidomos seti i parë që u arrit të fitohej vetëm me një game diferencë, 7-6.
Seti i dytë rezultoi pak më i lehtë për Sinner pasi u administrua 6-3 dhe u luajt për një kohëzgjatje më të paktë.
Tenisti nr.1 i botës para pak kohësh po kalonte një periudhë “të errët” të karrierës pas atij skandali të plasur për doping por që rezultoi neghlizhencë e fizioterapistit dhe tani është kthyer të jetë protagonist absolut.