Diego Forlan një emër i madh i futbollit uruguajan dhe atij spanjoll, për arsye të periudhëssë kaluar tek Atletico ka nisur një aventurë të re. Sado e çuditshme që do mun të duket, ish-futbollsiiti ka mbetur në botën e sporteve, por kësaj radhe ka ndërruar takat me raketën.
Uruguajani do të nis të luajë tenis dhe këtë ka në paln t’a bëjë si një profesionist dhe jo sa për pasion. Ish-sulmueis i Manchester United dhe Atletico Madrid u shpreh se ndihet si një fëmijë i vogël që sapo ka startuat të merret me aktivitet sportiv. Emocionet ishin të dukshme për Forlan, i cili foli në nisje të Uruguay Open, një turne tenisi mbajtur në Montevideo, qytetin e ish-lojtarit të kombëtares blu. Ky do të jetë evenimenti i parë zyrtar si pro-player për Diegon.
“Unë jam ende një ish-futbollsit, mirëpo dashuria për tensiin nuk ka rreshtur kurrë. Unë e shijoj atë dhe ndihem si një djalë i vogël. Kam privilegjin të luajë një turne prodfesionist dhe kjo është një luks. Nuk jam në nivelin e të tjerëvë kuptohet kjo gjë, por unë po bëj të pamundurën që të përshtatem sa më shpejt. Jam mirë fizikisht edhe pse në moshë të madhe paksa tani. Që do të luaja si një tenist në turne serioz nuk e kisha imagjinuar kurrë. Tensii është një sport i bukur dhe të argëton.”, u shpreh legjenda e kombëtares uruguajane Diego Forlan.
Ish-sulmuesi u shpall “Topi i Artë” i Kupës së Botës 2010 në Afrikë, ku bëri super paraqitje dhe e çoi kombëtaren deri në gjysmëfianle të turneut më prestigjoz në botë. Në Penarol, klubi më i titulluar në vendin fqinj të Argjentinës e mbajnë mend dhe e kujtojnë me nostalgji kohën kur driblonte në “Centenario”.