Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

Federer për pensionimin e Nadal: Shpresoja se kjo ditë s’do të vinte kurrë, ndamë bashkë momente të paharrueshme

Shkruar nga NEWSPORT
Federer për pensionimin e Nadal: Shpresoja se kjo ditë s’do
Federer - Nadal

Federer dhe Rafael Nadal kanë qarë së bashku në momentin e lamtumirës së zviceranit, i cili shoqërohej nga spanjolli gjatë Laver Cup në Londër, në vitin 2022. Të dy u thyen emocionalisht, përvoja të shumta të jetuara dhe të vetëdijshëëm se një fazë e jetës së tij po përfundonte.

Dy vjet më vonë erdhi njoftimi për lamtumirën e Rafael Nadal, i cili në moshën 38-vjeçare njoftoi se do të luante turneun e tij të fundit në Final 8 të Kupës Davis në Malaga, nga 18 deri më 24 nëntor. Reagimet pasuan njëra-tjetrën, kur tenisti spanjoll  bëri të ditur lajmin e pensionimit.

Erdhi dhe mesazhi i Roger Federer, i cili ishte rival dhe partner, por edhe mik, të bashkuar më shumë se kurrë që kur u bënë prindër dhe gradualisht rivaliteti i tyre është zvogëluar. Por gjithsesi duelet mes tyre kanë dhuruar gjithmonë emocione të mëdha.

“Çfarë karriere, Rafa! Gjithmonë kam shpresuar se kjo ditë nuk do të vinte kurrë. Faleminderit për kujtimet e paharrueshme dhe të gjitha arritjet tuaja të pabesueshme në sportin që duam. Ka qenë një nder absolut!”, ka shkruar Federer.

Federer për pensionimin e Nadal: Shpresoja se kjo ditë s’do
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga