Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Boksierja "transgjinore" në Lojërat Olimpike, reagon edhe Donald Trump: Me mua meshkujt nuk do të marrin pjesë në sportet e femrave

Shkruar nga NEWSPORT
Boksierja "transgjinore" në Lojërat Olimpike, reagon edhe
Foto ilustruese

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, kandidat republikan president i SHBA ka reaguar mbi debatin e fortë që ka përfshirë Lojërat Olimpike në Paris, ku pretendohej se një sportiste është transgjinore dhe kishte avantazh jo të drejtë mbi femrat e tjera në garë.

Ajo që shkaktoi më shumë reagime ishte gara e boksieres algjeriane Imane Khelif me atë italiane e cila u tërhoq menjëherë nga gara. Pas polemikave të shumta, rezultoi që Imane Khelif nuk ka qenë kurrë mashkull, por ka lindur femër dhe vijon të jetë femër teksa vuan thjeshtë nga një defekt hormonal.

"Një kampione italiane u përplas në ring me një person që bëri tranzicionin, një boksier të mirë mashkull. Ai e goditi dy herë aq fort, sa ajo nuk dinte se çfarë po ndodhte",- tha Trump duke shtuar se kur ai të zgjidhet President, meshkujt nuk do marrin pjesë në sportet e femrave.

“Me mua meshkujt nuk do të marrin pjesë në sportet e femrave”, vazhdoi kandidati për Shtëpinë e Bardhë. “Ajo që po ndodh në Olimpiadën e Parisit, do të ndodhë edhe këtu me Kamala Harris”, shtoi ai, duke iu referuar edhe fushatës zgjedhore e kundërshtares demokrate.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga