Amarildo Bakaj u shpall kampion bote në boks dy javë më parë teksa fitou duelin përballë kundërshtarit Mbangu për titullin ËBO. Në qytetin e tij të lindjes, Lezha, u zhvillua evenimenti madhështor ku qindra mijëra shqiptarë ndoqën dhe mbështetën luftëtarët shqiptar në ring.
Ndeshja më e madhe e karrierës së tij shprehej Bakaj para duelit të cilin arriti ta kalonte me sukses duke thelluar rekordin e tij në 11 fitore dhe asnjë barazim apo humbje. Emocionet janë të mëdha për të dhe vetë ai shkruan për ato ç’ka ndjeu gjatë këtyre ditëve si kampion bote.
“Kam kaluar 15 dit ma tmira të jetes time, arrita familien ta bëj krenare dhe jam i bindur dhe shum shqiptar, dasht Zoti do tju bëj për një koh të gjat krenar, ju falenderoj nga zemra për gjith respektin dashnin që na e keni dhan gjithkund ku na keni takuar , nga sot fillojn përgaditjet për ndeshjen tjeter. Zoti ju rujt të gjithve”, shkruan Bakaj.