Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

U arrestua disa ditë më parë, merret vendimi për Florian Markun

Shkruar nga NEWSPORT
U arrestua disa ditë më parë, merret vendimi për Florian
Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku është liruar nga paraburgimi në Gjermani teksa u arrestua disa ditë më parë për një çështje ende të pazgjidhur në shtetin grek.

Historia e Florian Markut daton rreth 14 vite më parë kur ai ishte 18 vjeç, kohë kur u përfshi në një sherr në Selanik dhe u arrestua nga policia greke nën akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Në atë kohë ai u dënua me 7 vite burgim ndërsa kreu vetëm 1 vit e gjys. Disa vite më pas çështja u aelua në Gjykatë dhe u vendos që Marku duhet të kryejë të paktën 1/3 e dënimit.

Tashmë atij i kanë mbetur dhe 6 muaj burg për të kryer që çështja të mbyllet përfundimisht. Boksieri do të presë vendimin në gjendje të lirë dhe nuk i lejohet të largohet nga Gjermania deri në përfundim të gjykimit të çështjes, nëse do të ekstradohet për në Greqi apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga