
Esmeralda Novruzaj padiskutim po shkuan emrin e saj me germa të arta në historinë e sportit. Vetëm 23-vjeçe dhe me origjinë nga Radhima, Esmeralda do të përfaqësojë vendin tonë në Kampionatin Botëror të Boksit.
Kampionat i cili do të zhvillohet në Liverpool në Mbretësinë e Bashkuar duke nisur nga dita e sotme e deri më 14 shtator. Padiksutim një moment shumë historik për të dhe Shqipërinë, pasi Esmeralda është e vetmja vajzë shqiptare që do të garojë në një kampinat të tillë.
Kështu bëhet edhe e vetmja vajzë në historinë e Shqipërisë që merr pjesë në kampionatin Botëror të Boksit. Së bashku me trajnerin e saj, Sead Bushati kanë udhëtuar drejt Londrës, aty ku do të synonë të fitojnë medalje.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Esmeralda fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Europian U23 të zhvilluar në Sofje, Bullgari, duke u ngjitur mes më të mirave të kontinentit. Përveç kësaj, ajo është edhe kampione kombëtare në boks.