Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

"Hera e fundit që më shikoni në ring", Mike Tyson tregon momentin e frikshëm: M'u deshën 8 transfuzione për të boksuar

Shkruar nga NEWSPORT
"Hera e fundit që më shikoni në ring", Mike Tyson
Mike Tyson-Jake Paul

Mike Tyson mund të ketë humbur takimin e box-it pas kaq shumë vitesh mungese në ring, por amerikani nuk shprehet i penduar. Legjendës së këtij sporti, kjo disfatë nuk i bën përshtypje dhe u shpreh se nuk ndihet aspak keq që u prirë të fitonte në fillim. Ish-boksieri postoi deklarata në rrjetin social X .

“Jam mirënjohës për këtë ndeshje. Nuk jam penduar që hyra në ring për herë të fundit. Kjo është një nga ato situata ku po humbe prapë ke fituar. Në qershor isha afër vdekjes pasi pata 8 transfuzione gjaku.

Duhej të luftoja që të shëndosesha për të boksuar. Arena ishte plot në Dallas dhe të kem mundësi të shkojë deri në raundin e 8-të në këtë moshë është një përvojë që nuk do t’a harrojë kurrë.”, u shpreh Tyson.

58 vjeçari humbi kundër Jake Paul, një youtuberi dhe me siguri kjo do të jetë sfida e fundit në karrierën e bujshme të Mike Tyson, një ndër “ikonat” e boksit bashkë me "të madhin" Mohamed Ali.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga