
Një lajm i trishtë ka tronditur botën e sportit. Ish-kampioni i botës në boks, Ricky Hatton ka ndërruar jetë. Në fakt 46-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Greater Manchester.
Hetimet tashmë kanë nisur dhe sipas policisë ende nuk ka rrethana të dyshimta që lidhen me vdekjen e tij. Ka qenë një qytetarë që në orët e para të mëngjesit ka telefonuar policinë, e cila më pas ka mbërritur mënjeherë në vendngjarje.
Hatton, i njohur si një nga figurat më të dashura të sportit britanik, debutoi profesionalisht në vitin 1997 dhe fitoi tituj botërorë në kategoritë super të lehtë dhe velter. Ai e mbylli karrierën me një rekord prej 45 fitoreve dhe vetëm 3 humbjesh, duke regjistruar fitore madhështore ndaj emrave të mëdhenj si Kostya Tszyu, Juan Urango dhe Jose Luis Castillo. Seria e tij e pathyeshme zgjati deri në vitin 2007, kur u mposht nga Floyd Mayëeather dhe më pas nga Manny Pacquiao.
