
Rafael Leao është padyshim njeriu që po merr për dore Milanin. Portugezi u shpall “Lojtari i Vitit” në Serie A në sezonin e vjetshëm që pa kuqezinjtë të shpallëshin kampion pas 11 vitesh. Merkato është mbyllur dhe Maldini po punon për kontratat e reja të lojtarëve. Emri i Leaos është në vendin e parë në krye të listës së Maldinit.
Portugezi ka edhe 2 vite kontratë me kuqezinjte dhe Milani pas gabimeve me Donnarumma, Calhanoglu dhe Kessie nuk ka ndërmend të rrezikojë përsëri. Agjenti i lojtarit, ka paraqitur në tryezën e Maldinit kushtet për rinovimin e 23 vjepër rinovimin e 23 vjeçarit. 7 milionë euro në sezon dhe pagesa e gjobës së Sporting Lisbon.
Leao dhe Lille kanë humbur gjyqin me ekipin portugez për parregullësitë e transferimit të lojtarit në Francë dhe tashmë janë të detyruar të paguajnë 19 milionë euro te Sporting Lisbon. Gjysma e këtyre do të paguhen nga Lille dhe gjysma nga Leao. Oferta e Milanit ishte 6 milionë dhe gjobën ta paguante me një adaptim në rrogën e sulmuesit. Mbetet të shihet si do të veprojnë palët me Chelsean që është në gjurmët e portugezit.