Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Sporti është stil jetesë”, njihuni me historinë frymëzuese të Bleona Kokës: E nisa vonë, por ia dola

Shkruar nga NEWSPORT
“Sporti është stil jetesë”, njihuni me historinë

Futbolli nuk është më një sport ku simbolizohet vetëm me djemtë, por tashmë edhe gjinia tjetër ka fituar terren në këtë sektor. Të ndjekësh ëndrrat asnjëherë nuk është vonë dhe diçka të tillë e di edhe Bleona Koka.

Kjo e fundit është një nga futbollistet profesioniste të skuadrës së Partizanit, e cila e nisi ndoshta pak vonë futbollin, por i aka dalë më së miri të jetë një lider në fushën e lojës. Në një rrëfim për “pozitivi.org”, Koka ka treguar për karrierën e saj, kohën që i kushton pasionit të saj për sportin.

Në një periudhë prej dy vitesh, ajo sakrifikoi shumë, por përsëri, pasioni dhe dëshira për të triumfuar u shpërblye. Ky është një mësim që mund të shërbejë si frymëzim për të gjithë ne: mund të arrinim gjëra të mëdha kur jemi të vendosur të punojmë me pasion dhe durim.

Nisja e “vonuar” në futboll? “Nisur vonë, në moshën 21 vjeçe, unë e dija se po më prisnin sfida të mëdha. Por ndoshta ajo vonesha ishte një avantazh. Kam mësuar se është e rëndësishme të mos dorëzohesh para sfidave dhe të punosh me durim për të arritur qëllimet e tua.”

A nuk është ky një shembull se kur pasioni është i fortë kufizimet mund të thyhen?  “Nuk jam ndalur vetëm tek futbolli. Sot vijoj të punoj me fëmijë në qendra e kampe, në palestër fitnesi si trajnere krosfiti, bëj udhëtime me biçikletë, hiking… Sporti është pjesë e jetës sime, dhe dua të ndaj këtë pasion me të tjerët. Ky është një mësim që kam mësuar: sporti është më shumë se një aktivitet; është një stil jetese”, ka përfunduar Bleona.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga