Lushnja në këtë javë të Superligës do ketë përballë ekipin e Flamurtarit. Trajneri i ekipit lagunar, Hysen Dedja u pa na tribunë në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Tekniku shkodran duket se ka studiuar në imtësi lojën e vlonjatëve ndaj të cilëve do ketë përgatitur një taktikë për të marrë një rezultat pozitiv.
Lushnja në këtë ndeshje vjen edhe me një "armë" plus. Verdhëjeshilët nuk kanë luajtur në mesjavë dhe janë më të freskët fizikisht se Flamurtari i cili pati një përballje të një ritmi shumë të lartë kundër Skënderbeut.
Poll
