
Një ndeshje me të vërtetë emocionuese ishte ajo e zhvilluar në Durrës mes Teutës U19 dhe Skënderbeut U19, e vlefshme për grupin B të Superiores së moshave. Sfida u mbyll 0-1, me korçarët që u mjaftuan me një gol për të marrë 3 pikë me vlerë.
Teuta dhe Skënderbeu e kanë nisur mirë sezonin dhe janë mes pretendentëve. Nuk mbeten mbrapa as Bylis dhe Football Republic, ekipe të cilat kanë marrë rezultate të kënaqshme deri tani. Rivaliteti mbetet i madh edhe në fundin e rënditjes, me ekipet që do kërkojnë të dalin nga fundi i tabelës.
Poll