
Mbrëmjen e djeshme Real Madrid dhe Manchester City barazuan 1-1 mes spektaklit në gjysmëfinalen e Champions League në "Bernabeu". Sot është radha e Milan dhe Inter për të na dhuruar emocione të forta në këtë kompeticion.
Dy skuadrat e Milanos do të vihen përballë njëra –tjetrës në derbin më të rëndësishëm të zhvilluar mes tyre në vitet e fundit. Një sfidë që vlen për një krenari, prestigj dhe lavdi. Derbet janë gjithmonë të luftuar dhe si i tillë pritet të jetë edhe dueli në “San Siro” që do të startojë në orën 21:00.
Kjo është një nga ndeshjet që paralizon jo vetëm Italinë por të gjithë Europën. Kuqezinjtë e Stafano Piolit me shumë gjasa duhet të bëjnë pa Rafael Leaon, por përgjigjja përfundimtare pritet të vijë sot.
Në krahun tjetër Interi i Simone Inzaghit është më i “karikuar” se kurrë për të tentuar fitoren dhe finalen e Stambollit. 90-minuta të gjitha për t’u shijuar ku spektakli dhe emocionet pritet të pushtojnë tifozët.