Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Speciale / "Qemal Stafa", legjenda që po shuhet nga dita në ditë (foto)

Shkruar nga NEWSPORT
Speciale / "Qemal Stafa", legjenda që po shuhet nga dita në

Lot gëzimi, lot hidhërimi, brohoritje ose ofshamë në kor, këto janë emocionet që ka njohur në historinë e tij 67-vjeçare stadiumi "Qemal Stafa". Legjenda, ose më sakt miti i futbollit shqiptar tashmë po shuhet nga dita në ditë. Urdhëri për ndërtimin e stadiumit të ri ka bërë që firma e kontraktuar të nisë punimet për të ndërtuar "Arenën Kombëtare".

Takimi i fundit në këtë impiant ishte finalja e Kupës së Shqipërisë, Kukësi - Laçi që përfundoi 1-1, por që te penalltitë Kukësi ngriti lart trofeun. Pra, të buzëqeshurit e fundit nga ky impiant ishin verilindorët, të cilët luajtën finalen e tretë në të.

Përpos ngjarjeve të vençanta,  "Qemal Stafa" ishte tejet i amortizuar dhe UEFA vendosi që të mos ishte më në funksion të ndeshjeve ndërkombëtare, ndaj FSHF-së dhe qeverisë shqiptare iu desh që ta "shuante" dhe tashmë të ndërtojë një të ri, i cili do të ketë emrin "Arena Kombëtare" dhe që do të ketë më tepër vende si për tifozët, njerëzit e rëndësishëm dhe gazetarët.

Ndërkaq, "newsport.al" iu sjell pamjet e fundit sesi po shndërrohet ky stadium nga dita në ditë. Për më tepër ndiqni fotot:

[gallery columns="1" size="full" ids="3942,3941,3939,3938,3937,3936,3935,3934,3933,3932,3931"]

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga