
Trajneri i Spanjën Robert Morena ka publikuar ditën e sotme listën e 24 lojtarëve të thirrur për ndeshjet e tyre të radhës ndaj Norvegjisë dhe Suedisë. Nga lista e emrave bie në sy rikthimi në kombëtare pas 2 vjetës, i mesfushorit të Lazios, Luis Alberto. Në momentin kur kombëtarja e Spanjës përforcohet me lojtarë nga Seria A si: Alberto, Pau Lopez (Roma) apo Fabian Ruiz të Napolit, është lënë jashtë një nga lojtarët kryesor të Milanit, Suso. Tekniku Moreno ka zgjedhur që mos ta grumbulloj spanjollin e kuqezinjve pas momenteve negative me skuadrën e Milanit.
Më poshtë do të gjeni listën e plotë të të thirrurve:
De Gea, Rodri, Ceballos, Kepa, Jesus Navas, Reguilon, Albiol, Pau Torres, Cazorla, Gerard Moreno, Bernat, Sarabia, Busquets, Diego Llorente, Oyarzabal, Inigo Martinez, Pau Lopez, Luis Alberto, Thiago Alcantara, Sergio Ramos, Carvajal, Saul, Fabian Ruiz dhe Rodrigo.