Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Spanja, Portugali dhe Kroacia, zbuloni ndeshjet e sotme në Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Spanja, Portugali dhe Kroacia, zbuloni ndeshjet e sotme në Euro 2024

Ditën e sotme do të luhen një sërë ndeshjesh, të vlefshme për kualifikueset  e Euro 2024. Plot 7 takime janë parashikuar për të zhvilluar, teksa në fushë do të zbresin skuadrat e mëdha.

Fillimisht do të jetë radha e Spanjës, e cila ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Gjeorgjinë. Kjo sfidë do të startojë në ornë 18:00 dhe do të luhet në stadiumin “Boris Paichadze Dinamo Arena”. “Furia e Kuqe” do të kërkojë fitoren për të mos komplikuar kualifikimin për në Gjermani, teksa aktualisht mban vendin e 4-të në grupin A.

6 takimet e tjera do të luhen  në orën 20:45. Vëmendja do të jetë te Portugalia që sfidon Sllovakinë në transfertë. Cristiano Ronaldo do të synojë të marrë një tjetër fitore për kualifikimin. Do jetë një përballje mes dy skuadrave të para në grupin J dhe portugezët që udhëheqin me 12 pikë, me Sllovakinë që i ndjek me 2 pikë më pak.

Gjithashtu edhe Croacia do të luftojë për të marrë fitoren ndaj Lituanisë. Kroatët luajnë në shtëpi dhe 3 pikët për ta janë detyrim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga