
Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës së dytë çerekfinale me Milanin. Ekipi i tij u mposht ndeshjen e parë në “San Siro”, por në shtëpinë e tyre do të kenë mbështetjen e publikut. Spalletti pret një ndeshje të luftuar nga skuadra e cila mund ta çojë tek kualifikimi.
“Duhet të bëjmë si në ndeshjen e parë, dolëm me disavantazh por jo shumë. Në përgjithësi performanca që pres është ajo e ndeshjes së parë.
Për herë të parë e shikoni veten të detyruar të kapni kundërshtarin.
Jam i bindur se situata të rëndësishme mund të krijohen vetëm nëse performojmë në nivel të lartë, nëse jemi intensivë, nëse jemi të mirë për t’i gjetur ato hapësira dhe për të dalë sa më shpejt prej tyre. Nëse jemi të mirë në zotërimin e topit, i cili na vendos në kushte për të gjetur kualitetet tona.
Jeni përgatitur për penallti?
Ne jemi përpjekur të përgatitemi për gjithçka. Na duhet të jemi të përgatitur për gjithçka, përfshirë edhe mundësinë për të shkuar në penallti. Mendoj se të gjithë i kanë provuar penalltitë. Më të mirët duhet të gjuajnë të parët dhe ata që gjuajnë me keq të fundit.
Mungesë eksperiencë karshi Milanit?
Ne po krijojmë përvojë për veten tonë. Kemi luajtur shumë ndeshje në Champions League, në fusha ku kemi treguar karakter dhe personalitet, nuk e kuptoj pse duhet të jetë ndryshe tani. Ekziston gjithmonë mundësia për të përmbysur çdo rezultat dhe unë pres që skuadra të jetë në gjendje të bëjë të gjitha gjërat e nevojshme.
Osimhen në dispozicion.
Ne kemi një skuadër që na ka lejuar të arrijmë deri këtu, nuk ishin vetëm 11 lojtarë, përndryshe nuk do të kishim një diferencë kaq të madhe në ligë. Për të arritur një futboll si ky, duhen edhe stërvitje të mira
Sa ndryshon pa Kim dhe Anguissa?
Juan Jesus ka luajtur tashmë në këtë kompeticion, ai është gati të luajë. Ndombele nuk ka akoma minuta. Elmas ka më shumë karakteristika sulmuese dhe nuk është dikush që punon në gjithçka që duhet bërë si një mesfushor i kompletuar.
A është Napoli tashmë në histori?
Duhet të shohim. Të qenit në Champions League në këtë pikë është diçka e rëndësishme. Ne duhet të ecim përpara, duhe të fitojmë, kështu që do të luajmë për të fituar pa bërë shumë kalkulime dhe pa mbajtur një ekuilibër.
Osimhen dhe Leao.
Ata janë dy lojtarë në një farë mënyre të ngjashëm sepse kanë aftësinë për të zgjidhur vetë situatat që lindin në ndeshje. Janë të dy lojtarë fizik, ndoshta të dy nga pikëpamja teknike kanë diçka për të përmirësuar, do të ishte mirë t’i kishim të dy në dispozicion.”