
Napoli është në rrugë të mbarë për të fituar titullin kampion. Ecuria e tyre është një më e mira e viteve të fundit, pasi kryeson në renditje pas 18-të javësh me një shkëputje prej 9 pikësh nga ndjekësi më i afërt Milan.
Mbrojtësi polak, Bartosz Bereszynski ka folur rreth ekipit duke treguar dhe çelësin e suksesit. 30 vjeçari nuk ka hezituar të shprehet mbi trajnerin Spalletti: “Kam punuar shumë për të arritur këtë ëndërr. Spalletti është maniak i vërtetë në taktikat e tij. Kvaratskhelia po tregon formë mbresëlënëse. Gjeta një grup të madh dhe ne duam të fitojmë gjithçka”.
Poll