
Roma fitoi 4-1 kundër Pescara-s, por në klubin verdhekuq ka plasur çështja "Dzeko".
Trajneri Luciano Spalleti e zëvendësoi në minutën e 70-të, por boshnjaku i nevrikosur e ka ofenduar atë duke i thënë: "Vafsh në ****".
Ofendimi është kapur nga telekamerat, ndërsa Dzeko u fut direkt në dhomat e zhveshjes, ndërsa gjatë rrugës i është drejtuar trajnerit Spalleti me fjalët: "Bën ende të zgjuarin ë?”.
Pas ndeshjes, trajneri i Romës, për “Premium Sport” deklaroi: "Dzeko u zemërua? Nuk e pashë. Në dhomat e zhveshjes u përqafuam dhe përshëndetëm".
Poll